Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Beleri në burg/ Kathimerini: Sot u shkelën 5 nga 10 nene të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut 

Beleri në burg/ Kathimerini: Sot u shkelën 5 nga 10 nene të

Nga Kathimerini


Gjykata e Posaçme e Apelit në Tiranë, ka rrëzuar edhe një herë kërkesat për lirimin nga burgu të Fredi Belerit dhe të drejtën e tij për të ushtruar detyrën e kryetarit të bashkisë.

Beleri është arrestuar që prej muajit maj për blerje të dyshuar votash, pasi u zgjodh kryetar i qytetit të Himarës në Shqipëri me shumicë etnike greke.

Pas shpalljes së vendimit të hënën, presidenti i Avokatëve Evropianë pa Kufij, Patrick Henry dhe kryetari i Plenares së Dhomave të Avokatëve të Greqisë, Dimitris Vervesos mbajtën një konferencë për shtyp.

Patrick Henry vuri në dukje se me vendimin për mohimin e lirimit të Belerit, gjykatat shqiptare shkelën nenet 5 dhe 10 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Ai shtoi se nuk ka motive që Fredi Beleri të largohet nga vendi, ndërsa në të njëjtën kohë mund të merren masa të sigurta për të parandaluar arratisjen e tij.

Ai e konsideroi burgun në disproporcion me krimin e Belerit, pasi ka mbi 30 persona të akuzuar për vepra elektorale që nuk mbahen në paraburgim.

Dimitris Vervesos iu referua shkeljes së nenit 3 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, i cili e konsideron të paligjshme pengimin e një zyrtari në kryerjen e detyrës në mungesë të një vendimi gjyqësor të formës së prerë dhe të parevokueshme./K.C/dritare.net