Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

BBC: Kujt po ia shet pasurinë natyrore Shqipëria!

BBC: Kujt po ia shet pasurinë natyrore Shqipëria!

Gazetarja e BBC-së për Evropën, Katya Adler, udhëtoi në Tropojë, aty takoi biznesmenin shqiptaro-amerikan Sahit Muja i cili drejton kompaninë “Albanian Minerals”, që nxjerr kromin me cilësinë më të lartë në botë.


“Sahit Muaj drejton Albanian Minerals. Pas një karriere të suksesshme në Shtetet e Bashkuara, Sahiti është kthyer në shtëpi për të përfituar nga bollëku i burimeve të Shqipërisë. Ai thotë se shpreson të ndihmojë në përmirësimin e standardeve të jetesës në të gjithë vendin e tij.”, thotë gazetarja e BBC.

Gjatë intervistës për gazetaren britanike, Sahit tregon çfarë pasurish natyrore ka Shqipëria që superfuqitë botërore duan t’i kenë për vete dhe t’i përdorin për të bërë armë ushtarake me to.

Pjesë nga intervista e transkriptuar nga Dritare.net!

Sahit Muja: Ky është kromi i freskët. Është shumë i mirë për të bërë një çelik inoksi. Ju nuk mund të ndërtoni asnjë armë ushtarake pa çelik inoksi. Pra, është shumë e rëndësishme për Departamentin e Mbrojtjes, për aeroplanët, për tanket. Miniera prodhon një grumbull prej 2 milionë dollarësh si ky çdo javë. Këtu është linja jonë e prodhimit. Dhe ky është një bllok ndërtimi i botës së re. Të gjitha tubacionet që shihni në Londër, urat, gjithçka që shihni që fluturon, lëviz, është ndërtuar me këtë mineral kromi. Kjo minierë mban cilësinë më të lartë të kromit që ka bota sot.

Gazetarja: Furnizimi botëror i kromit ka ardhur kryesisht nga Afrika e Jugut dhe Turqia. Zbulimi i mineralit këtu mund të ndryshojë lojën për Shqipërinë. Dhe ka shumë më tepër minerale që Sahiti ka filluar të nxjerrë në këtë minierë.

Sahit Muja: Këtu jemi në veri të Shqipërisë në rajonin e Tropojës.(Sahiti tregon hartën) Këto të bardhat që shihini në hartë janë minerale me bazë alumini. Këto janë polimetale, zinku dhe xeheroret e tjera. Kemi makineri për nxjerrjen e bakrit, platinit, rodiumit, palladium.
Në këtë zonë të gjelbër është shtrirja më e madhe e olivinës së magnezit, të cilat përmbajnë nikel dhe kobalt. Çdo mal që shihni këtu mban 2 miliardë tonë peshë metalike. Vetëm ky rajon që jemi këtu mban thesaret e Evropës. Nuk ka asnjë të tillë në botë.

BBC: Kujt po ia shet pasurinë natyrore Shqipëria!

Gazetarja: Kjo është tepër e madhe sepse tani po ndodh një përleshje globale për mineralet dhe për tokat e rralla. Kështu që të gjithë i duan ato.

Sahit Muja: Absolutisht që po. Gjithçka që shihni, janë elementë kritikë për sigurinë kombëtare të SHBA-ës dhe Evropës, Kinës dhe Rusisë. Kina i dëshiron ato lloj burimesh natyrore pasi India tani po nxjerr më shumë se Kina.

Gazetarja; Mendoni se këto pasuri që ka Shqipëria mund ta bëjnë Shqipërinë të pasur? Sepse ka ende shumë varfëri në vendin tuaj.

Sahit Muja; Kjo pasuri natyrore mund ta shndërrojë Shqipërinë si Norvegjia apo Zvicra nëse shfrytëzohen mirë.

Gazetarja; Gara për këta shkëmbinj është shumë e gjatë. Kompanitë indiane dhe kineze kanë bërë kohët e fundit oferta për të blerë gjithçka që prodhon kjo minierë për njëqind vitet e ardhshme. Kjo është një botë gjithnjë e më e uritur për minerale dhe superfuqitë globale janë futur në një garë për t’u furnizuar me armatime dhe mundësisht t'i mbajnë larg kombeve që ata i shohin si kërcënim. Pra, kjo nuk ka të bëjë vetëm me ekonominë. Nuk ka të bëjë vetëm me nxjerrjen e njerëzve nga varfëria. Gjithnjë e më shumë ka një ndikim politik edhe fakti se kujt shtet ia shet pasurit e tij natyrore një vend./K.C/dritare.net