Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Basha i përgjigjet Metës: Njeriu me bllok!

Basha i përgjigjet Metës: Njeriu me bllok!

Lulzim Basha i është përgjigjur kreut të PL, Ilir Meta, i cili e akuzoi sot si përgjegjës për ngjarjen e 21 Janarit.

Përmes një postimi në Facebook, Basha shkruan se Meta është “simbol i pandëshkueshmërisë dhe i pazareve në kurriz të shqiptarëve dhe demokratëve”.

“Drejtësia ka shumë për të zbardhur për 21 janarin. Nga Ilir Meta, njeriu me bllok, te Edi Rama, organizatori i protestës me sebepin e bllokut, i cili më pas çuditërisht e bëri Ilir Metën pjesë të pushtetit dhe ata që i akuzonte si pjesë e grupit të zjarrit i emëroi kryetar të PS dhe të Bashkisë. E më pas e gjithë e vërteta deri në fund.

Mashtrimet ordinere dhe zig-zaget e përditshme nuk mund t'i fshehin faktet të cilat janë para syve të çdo shqiptari. I njëjti person që sot bën sikur mbron Sali Berishën, ka bërë akuza nga më monstruozet ndaj tij edhe në këtë rast.

Ilir Meta është simbol i pandëshkueshmërisë dhe i pazareve në kurriz të shqiptarëve dhe demokratëve. Pazaret, deliret dhe ankthet e tij kanë dëmtuar rëndë opozitën, ndërsa distancimi nga ai dhe të ngjashmit e tij janë kusht i pashmangshëm për fitoren e saj”, shkruan Basha./M.K-dritare.net