Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Meta: Fajin për 21 Janarin e ka Basha!

Meta: Fajin për 21 Janarin e ka Basha!

Sot është mbajtur në SPAK seanca për dosja e 21 Janarit, për vrasjen e 4 protestuesve në 2011-ën.

Kreu i PL, Ilir Meta në një deklaratë për mediat ka fajësuar Lulzim Bashën, pasi sipas tij, ky i fundit nuk ndërmori asnjë masë për të parandaluar këtë krim.

“Drejtësia me regji hap 21 Janarin dhe gjen ditën sot për të ndaluar diskreditimin e Dum Dumanit seancën e kaluar në Kuvend.

SPAK kërkon të mbajë në presion liderin e PD dhe opozitën e vërtetë ndaj regjimit të narko-trafikantit Rama, sepse është e qartë që nëse ka përgjegjësi në 21 Janar është e Lulzim Bashës, i cili është paralajmëruar për gjakderdhjen që pritej nga banditët e Ramës. E ka pasur të shkruar skenarin dhe nuk ka marrë asnjë masë për parandalimin e vrasjeve të shëmtuara që ndodhën në bulevard”, tha Meta./M.K-dritare.net