Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Bardhi-Spiropali: Ora e drejtësisë po troket. Çdo ditë ngelët në dyert e SPAK-ut!

Bardhi-Spiropali: Ora e drejtësisë po troket. Çdo ditë

Gazment Bardhi i është përgjigjur me tone të ashpra ministres Elisa Spiropali, duke u shprehur se kolegët e saj çdo ditë shkojnë në dyert e SPAK-ut.

Ndër të tjera, Bardhi tha se mazhoranca ka cenuar Kushtetutën duke mbrojtur mandatin e ish-ministres Olta Xhaçka.

“E kuptoj që nuk keni guxim as t’i përmendni emrin Olsi Ramës, por bëtë një gabim akoma më të rëndë sepse ju foli ndërgjegjja juaj dhe e quajtët trafikant siç do të duhet ta kishte shpallur Prokuroria, nëse do ti kishte vijuar hetimet. Babai yt Elisa, i të gjitha drejtimeve, Edi Rama, kur goditet opozita nga SPAK del e bërtet fitore, ndërsa kur i cenohen oligarkët del me gishtin lart dhe i drejtohet SPAK që kush jeni ju që sekuestroni projektin mafioz të dy oligarkëve në portin e Limionit.

Ne nuk kemi asnjë hall, hall jeni ju. Ne nuk shëtisim çdo ditë siç shëtis gjysma e qeverisë tuaj, hyn njëri këtej e tjetri andej, çdo ditë ngelët në dyert e SPAK. Ora e drejtësisë, edhe pse nuk ka trokitur ende sepse ka trokitur deri tek dera e katit të dytë tek drejtorët, do të ngjitet tek ministrat e Kryeministri, tek kryetarët e bashkisë, tek ish-ministrit. Dhe sa për dëlir madhështie asnjë prej atyre që përmende s’ka dëlir madhështie, por vetëm babai jot. Thamë marrin liderët botërorë çdo ditë në telefon, jam shumë i zënë, sepse më kërkojnë mendim për të zgjidhur hallet e mëdha që ka bota e mi kanë lënë në kurriz. Ka vetëm 1 hall, për atë që i ka bërë për 11 vite Shqipërisë. Për interesa korruptive të një ish-ministri të Ramës grisët dhe hodhën në kosh një vendim të Kushtetueses duke zeruar një nga institucionet e drejtësisë”, tha Bardhi./M.K-dritare.net