
Spiropali-opozitës: Keni ndonjë koment për baballarët që ngjiten në majë të thanës?!
Dritare.net

Ministrja Elisa Spiropali ka ironizuar opozitën në Kuvend e cila kërkon mocion me debat për dosjen Xibraka.
Spiropali u shpreh se nuk është opozitë, ku dy “liderët” Meta dhe Berisha akuzojnë organet e drejtësisë, SPAK-un dhe KLP.
“A keni ndonjë opinion për baballarët në majë të thanës ku janë ngjitur. Njëri në majë të pallatit që bërtet kundër SPAK, tjetri në majën e delirit të madhështisë ku kafshon SPAK dhe kreun e SPAK nëpër ekrane e ku ti dalë përpara? A keni një opinion për këto? Bëni prokurorin e gjyqtarin këtu? Për gjuhën e dalë fare nga binarët e mendjes të dy baballarëve tuaj në majë të thanës nuk e përmendni, dhe silleni këtu sikur nuk ekziston, të dy president të kësaj republike.
Të dy kryeministria të këtij vendi dhe bela të këtij populli, të cilin nuk mund të shpreheni dhe vini këtu për të bërë rrëmujë e të na thoni se çfarë opinion keni për ulërimat e tyre dhe helbete ata nuk janë kokëdele por dy baballarët e opozitës tuaj, në emër të të cilëve vini këtu dhe na drejtoni gishtin për drejtësinë, ju që jeni të zhytur kokë e këmbë brenda me dy gishta jashtë. Ju gënjen mendja se mund të hani thana në pemët e tyre dhe ti vilni votat në koshin e popullit, ndaj vini këtu e flisni këtë gjuhë”, tha Spiropali./M.K-dritare.net

















