Bardhi: Policia ka dhunuar 4 protestuesit e arrestuar!
Dritare.net
Deputeti Gazment Bardhi në një deklaratë për mediat u shpreh se ndaj 4 protestuesve që u arrestuan gjatë protestës së Rithemelimit, është ushtruar dhunë.
Bardhi deklaroi se punonjësit e policisë që kanë dhunuar protestuesit janë identifikuar dhe do të mbajnë përgjegjës, pas kallëzimit të opozitës pranë AMP.
“Është bërë gjatë ditës së djeshme kallëzim penal dhe ankesë pranë AMP, dua që secili prej tyre t’i bëj një paralajmërim, që dhuna jashtë asaj që lejon ligji është akt personal. Punonjësit e policisë duhet të respektojnë ligjin dhe jo të ushtrojë dhunë.
Secili prej tyre është identifikuar dhe do të mbaj përgjegjësi, dhe për dhunën do të mbajë përgjegjësi. Dua të përshëndes vendimin e gjykatës që i la të lirë”, tha Bardhi./M.K-dritare.net