
Emrat/ Gjykata lë të lirë 4 të rinjtë e arrestuar gjatë protestës së Rithemelimit!
E Premte 23 Shkurt 2024, 11:11
Dritare.net

Tre ditë pas protestës së 20 shkurtit, janë lënë të lirë 4 qytetarët që u arrestuan nga policia, nën akuzën se hodhën lëndë kapsolla, flakadanë, molotovë, në drejtim të Kryeministrisë.
Gjykata ka vendosur detyrim paraqitje për Kindi Toli, 21 vjeç; Andrea Malia, 18 vjeç; Bledar Kola, 37 vjeç; dhe Ismet Stefanis, 33 vjeç.
Kujtojmë se protesta e Rithemelimit u shoqërua me tensione, ku protestuesit hodhën lëndë piroteknike./M.K-dritare.net

















