Avokati i Goxhajt: Do ngremë padi ndaj gjyqtarëve që shkelën Kushtetutën sot!
Dritare.net
Avokati i ish-ushtarakut të UÇK-së Dritan Goxhajt, Bashkim Nikolla i ftuar në emisionin “Intervista e Ditës” në DritareTv u shpreh se do të ngrihet një padi ndaj gjyqtarëve që i hapën sot rrugë vendimit për ekstradimin e Goxhajt në Hagë. Ai u shpreh se këta gjyqtarë sot shkelën Kushtetutën, pasi sipas ligjit, Goxhaj nuk ka kryer vepër penale në Shqipëri dhe nuk ka pse ekstradohet në Hagë.
“Nuk kemi vepër penale të kryer nga ana e zotit Goxhaj. Nuk ka si të shpikë drejtësia jonë, e cila tani është barazi me zero. Kur ti nëpërkëmb Kushtetutën, do përballesh me gjyqin që do ta hapë Dritani, do ta hapim ne. Ata gjyqtarë abuzuan me ligjin, i cili thotë se Goxhaj nuk ekstradohet se nuk ka vepër penale ne Shqipëri. Nuk është në juridiksionin e Hagës, as territorial, as juridiksional. Nuk ka vrarë njëri Dritani, nuk është kriminel, nuk ka bërë tortura, nuk ka kryer krime lufte. Ai u paralizua se shkroi.”, u shpreh zoti Nikolla në DritareTv./K.C/dritare.net