Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Artikulli në EuReporter për paratë ruse, ja si përgjigjet Kryemadhi!

Artikulli në EuReporter për paratë ruse, ja si përgjigjet

Monika Kryemadhi ishte e ftuar në një studio telëvizive ku ndër të tjera është pyetur edhe në lidhje me artikullin e publikuar nga Eu Reporter, i cili theksonte se Kryemadhi rezultonte me tre llogari bankare të huaja, në të cilat pretendohet se paguhej nga rusët për lobim.
“E para njëherë më vjen çudi që vlerat për të cilat kanë vendosur janë vlera qesharake po ta shikoni.
Share holders. Edhe qenkan off shore në Zyrih. Nuk jam aksionere, nuk kam qenë asnjëherë.
Nuk i kam dhënë asnjëherë shërbime marketingu. Absolutisht. Vjen si rezultat i shkrimit të Financial Times që u bë për zotin Rama. Kam filluar ta investigoj. Më rezulton që pagesat e kësaj i ka bërë ortaku i Erion Veliaj, zoti Mirel Mërtiri në një portal të tillë.
Zoti Mirel Mërtiri ka bërë pagesa për këtë shkrim në mënyrë të tillë që është bërë tashmë e rëndomtë.
Do t’i gjejmë edhe faturat mos i kini merak.
Ti më thërret mua për koalicionin dhe më pyet për mashtrimet e kësaj. E dyta, unë do ti drejtohem edhe prokurorisë së Tiranës, SPAK-ut që ta hetojë këtë çështje sepse përdorimi i të dhënave personale të njerëzve pavarësisht, siç jam unë, siç ishte dhe çështja e operacione plastike që thonin që nxirrnin shuma dhe paguheshin në një servis makinash. Dmth operacionet plastike ishin kryer në një servis makinash. Problematikat që ka sot mazhoranca janë shumë të mëdha saqë kanë shkuar në një portal që shquhet i lidhur ngushtë me kompanitë kineze, i lidhur ngushtë me Partinë Komuniste kineze. Ky është një portal i investuar gjatë gjithë kohës së Covid nga qeveria kineze,” u shpreh Kryemadhi./A.ZH-dritare.net