
Marrëveshja/ Reagon Basha: Do të bëjmë gjithçka për votën e lirë dhe të ndershme
E Mërkurë 3 Qershor 2020, 22:10
Dritare.net

Ambasadorja amerikane Yuri Kim, në një deklaratë për medie ndërsa mbante në dorë marrëveshjen e cila pret të firmoset nga lideri i opozitës, Lulzim Basha, tha se, tashmë topi është në fushën e kryedemokratit, ashtu si edhe e ardhmja e vendit.
Pas Kim, doli në një deklaratë për medie, edhe Basha, ndërsa thotë se, është bërë progres për zgjedhoren. Ai shprehet se, opozita e bashkuar do të bëjë gjithçka për votën e lirë e të ndershme.
“Është bërë progres drejt dakordësisë, për administrimin zgjedhor, ka mbetur një çështje pa zgjidhur. Dua të siguroj shqiptaret se opozita e bashkuar do bëjë gjithçka për votën e lirë e të ndershme.”, tha Basha./K.C/dritare.net

















