

Drejtuesi i emisionit “Big Brother”, Ledion Liço, ka konfirmuar se këngëtari Jozefin Marku, i cili u eleminua së fundmi nga shtëpia, është shoqëruar nga Policia në stacionin më të afërt policor menjëherë pas daljes nga formati pasi ka goditur Gjestin.
Sipas Liços, situata është nën kontroll dhe Gjesti është duke marrë kujdesin e nevojshëm mjekësor. Ai u shpreh se gjendja e tij shëndetësore është stabile.
Ndërkohë, nuk janë bërë ende të ditura detajet zyrtare por ngjarja ka ngjallur reagime të shumta në rrjetet sociale.
Produksioni i “Big Brother” pritet të japë më shumë informacion në vijim./E.P-dritare.net

















