
Arrestohet autori i vrasjes së biznesmenit/Ja shkaku i ngjarjes!
E Shtunë 17 Tetor 2020, 10:10
Dritare.net
Policia e Himarës, ka vënë në pranga autorin e dyshuar për vrasjen e biznesmenit Niko Goro. Policia njofton se i arrestuari është shtetasi Kliti Leka , 53 vjeç, banues në Tiranë.
Policia ka sekuestruar armën me të cilën dyshohet se është kryer krimi dhe automjetin me të cilin u largua autori. Sipas burimeve në media, shkaku i kësaj ngjarjeje ka qenë një shumë prej 70 mijë eurosh që biznesmeni Niko Goro i kishte Kliti Lekës, për punën e tij të bërë në pallatin e ndërtua nga biznesmeni./L.F-dritare.net

















