Na ndiqni edhe në

Kronikë

Ekzekutohet biznesmeni në Himarë

Ekzekutohet biznesmeni në Himarë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të shtunë në Himarë. Biznesmeni Niko Goro, është ekzekutuar me armë zjarri, rreth orës 09:00. Ai po shëtisje në qendër të qytetit, së bashku me bashkëshorten, e cila ka mbetur e plagosur. Autori mësohet ka zbritur nga një fugon, ku ishin edhe tre persona të tjerë dhe ka qëlluar me breshëri kallashnikovi, duke e lënë të vdekur në vend biznesmenin. Nuk dihen ende shkaqet e kësaj ngjarjeje të rëndë, ndërsa policia po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe arrestimin e autorëve./L.F-dritare.net