Ardi Veliu i publikoi videon me pistoletë në dorë, reagon mamaja e 15-vjeçarit të dhunuar: Jam aktore, kam qenë te Big Brother!
Dritare.net
Ditën e sotme, drejtori i Policisë së Shtetit publikoi videon e nënës së 15-vjeçarit të dhunuar nga policia disa ditë më parë. Në video mamaja e 15-vjecarit Zaida Çobo u shfaq me pistoletë në dorë.
Ndërkohë, për këtë video ka reaguar edhe vetë Çobo, në një intervistë për ABC News. Ajo shprehet se, kjo video është xhiruar gjatë filmit “Dashuria s’mjafton” me regjisor Drilon Hoxhën.
Çobo tha se, nuk i vjen turp pasi është aktore dhe personazh publik pasi ka marrë pjesë në Big Brother.
“Nëse kisha një precedent penal, pse më pranuan në polici? Për dy pikë nuk e mora testimin. Videoja e publikuar nga Ardi Veliu, kam qenë në një skenë filmi dhe është shumë e dukshme, kam punuar dy vjet tek ai filmi. Ky është turp, nga njëra anë më vjen për të ardhur keq, nga ana tjetër më vjen për të qeshur me këta. Unë e kam thënë që nga policia nuk kam më besim dhe ankimimin për mua e ka marrë SHÇBA dhe Avokati i Popullit. Le t'i marrin foto unë nuk kam turp nga ato që kam bërë në jetë. Unë jam person publik, jam marrë me televizionin, unë kam marrë pjesë në “Big Brother”, në filmin “Dashura s’mjafton”. Këta nuk dinë nga kultura, është gjynah nga kush udhëhiqemi. Është turp, nuk do rri pa denoncuar këtë prishje imazhi, do shkoj në Prokurori, nëse është hapur do shkoj që tani. Nuk hezitova të dal drejtpërdrejtë për të përgënjeshtruar këtë lajm banal që ka nxjerrë ai. Djali im nuk ka marrë gjobë, ai vazhdon me trajnime me psikologun. E ka marrë akademia e Juventusit ka një javë dhe po stërvitet për futboll. Kjo më vjen çudi se kur një fëmijë merret me sport, si mund të ketë kulturë tjetër.”, tha Zaida Çobo./K.C/dritare.net