
Amnistia Penale/ Andoni: Në Shqipëri do ndodhë si në Maqedoninë e Veriut
Dritare.net
Analisti Ben Andoni i ftuar në emisionin “Intervista e Ditës” në DritareTV foli për amnistinë penale që pritet të votohet sot në Kuvend. Andoni tha se edhe në Shqipëri do të ndodhë siç ndodhi në Maqedoninë e Veriut, pra që njerëzit që janë prekur nga Reforma në Drejtësi, do amnistohen.
“Në draftin real për amnistinë penale për të cilin janë dakordësuar duket që janë të amnistuar. Thembra e Akilit është për individët që kanë marrë ose janë nën akuzë nga SPAK-u. Gjëja që më çudit është mungesa e transparencës. Manja ka thënë: që pjesa e Rithemelimit ka rënë dakord me draftin tonë, ku thuhet se nuk do amnistohen njerëzit që kanë marrë dënime nga GJKKO-ja dhe janë në proces nga SPAK-u.” Ndërsa nga pjesa e PD-së pretendohet që kjo nuk është e vërtetë. Duhet të shohim zbardhjen e marrëveshjes së të dyja palëve. Gjëja që më shqetëson është se edhe vetë brenda grupit të Rithemelimit kishte shumë njerëz që ishin të paqartë për marrëveshjen. Ata publikisht thonë gjëra të tjera, por kur i pyet individualisht nuk merr dot përgjigje. Besoj që në Shqipëri do të ndodhë ajo që ndodhi në Maqedoninë e Veriut, që njerëzit që janë prekur nga Reforma në Drejtësi, do amnistohen.”, tha Andoni në DritareTV./K.C/dritare.net

















