Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Altini i Mrizit të Zanave: Moment i artë për Shqipërinë, të bëjmë turizëm me identitet! 

Altini i Mrizit të Zanave: Moment i artë për
Shqipëria po sheh një bum turistësh të huaj javën e fundit. Shumë turistë të huaj kanë ardhur në Shqipëri, për të shijuar natyrën dhe vendet e mrekullueshme që ofron vendi ynë. Trendi i rritjes së turizmit në Shqipëri është fantastik. Kështu thotë edhe Altin Prenga i Mrizit të Zanave, në emisionin “Shqip” nga Rudina Xhunga në DritareTv. Shpresoj ta shfrytëzojmë këtë moment të artë, shprehet Altini, duke u ofruar turistëve të huaj një shërbim cilësor dhe të bëjmë turizëm me identitet.

“Mrizi i Zanave ka qenë plot me turistë shqiptarë dhe të huaj. Trendi i rritjes së turizmit në Shqipëri është fantastik. Këtë 10-vjeçar ta përdorim duke bërë turizëm autentik dhe jo turizëm fals si kuzhinë të huaj, ose ndërtime pa identitet. Ky është një moment i artë për Shqipërinë. Turizmi në Shqipëri është shumë lart. Unë e shoh edhe te struktura ime. Trendi i prenotimeve afatgjata çdo vit është edhe më lart. Trendi turistik është shumë i mirë. Edhe kërkesa për staf dhe punonjës është rritur që do të thotë se do të rriten rrogat shumë më shumë. Shpresoj ta shfrytëzojmë mirë këtë situatë, të bëjmë një shërbim cilësor ndaj huajve, të bëjmë turizëm me identitet.”, u shpreh Altini i Mrizit të Zanave në DritareTv./K.C/dritare.net