Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Albin Kurti: Nismat rajonale nuk mund të zbatohen, për sa kohë Serbia nuk njeh Kosovën!

Albin Kurti: Nismat rajonale nuk mund të zbatohen, për sa kohë

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti i cili ndodhet sot në Tiranë tha se nismat rajonale nuk mund të zbatohen përsa kohë Serbia nuk njeh Kosovën.

“BE nuk është Europë, se nuk është i plotësuar me 6 vendet e Ballkanit Perëndimor. Kosova e ka situatën më të vështirë, pasi nuk ka as liberalizim të vizave. Jemi të vendosur për të zbatuar reformat e kërkuara. Nismat rajonale ngecin se mungon njohja nga Serbia.

Njohja nga Serbia do krijonte situatën që vendet të ecin më shpejt drejt BE-së. Nevojiten edhe vlerat e BE të vendosen në raportet mes shteteve, nuk mjafton vetëm tregu ekonomik. Në fund dhashë një propozim si mund të ecim para, është modeli i marrëveshjes europiane ekonomike. Ne të hyjmë si rajon i përbashkët në marrëdhënie me BE sa i takon ekonomisë dhe tregtisë. Të kalohet nga CEFTA në EFTA EEA. Gjëja më e rëndësishme është që Shqipërisë, Malit të Zi e Maqedonisë së Veriut t’i bashkëngjitet edhe Serbia në njohjen e Kosovës” u shpreh Kurti./L.F-dritare.net