Akullnajat zvicerane humbasin 10% të vëllimit të tyre në dy vite!
E Enjte 28 Shtator 2023, 16:04
Dritare.net
Akullnajat zvicerane kanë humbur 10% të vëllimit të tyre në vetëm dy vite sipas një raporti.
Shkencëtarët thonë se ndryshimet klimatike janë shkatuar nga emetimi i tymrave të lëndëve djegëse. Vëllimi i humbur në akullnajat zvicerane gjatë verës së nxehtë të 2022 dhe 2023 është i barabartë me vëllimin e humbur midis viteve 1960 dhe 1990.
Analiza nga Akademia Zvicerane e Shkencave zbuloi se 4% e vëllimit total të akullnajave të Zvicrës u zhduk këtë vit, rënia e dytë më e madhe vjetore. Rënia tjetër e madhe ishte në vitin 2022, kur pati një rënie prej 6%, shkrirja më e madhe që nga fillimi i matjeve.
Alpet zvicerane 'përjetuan' temperatura rekord këtë vit. NGushti ishte muaji i pikut të shkrirjes./dritare.net