Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Ajola Xoxa: Historia e jashtëzakonshme e gjyshërve të mi!

Ajola Xoxa: Historia e jashtëzakonshme e gjyshërve të mi!

Nuk është kjo hera e parë që Ajola Xoxa flet për gjyshërit e saj. Copëza nga historia e tyre, i ka treguar kahera përmes postimeve në instagram, mirëpo ky i fundit, tregon gjithçka për vitet që Xoxa, i cilëson të jashtëzakonshme.

Ajola Xoxa: Historia e jashtëzakonshme e gjyshërve të mi!

"Në foton e parë, gjyshja ime Ganimet Vendresha, është 25-vjeç. Sot ajo mbush 88-vjeç. Më e vogla e 8 fëmijëve. 16-vjeç u largua për në Moskë, për të studiuar pranë Shkollës së Baletit të Bolshoi Teatër, e në këtë udhëtim u njoh me gjyshin tim. Atje jetuan 8 vite e kur u kthyen themeluan Shkollën e Baletit e më vonë, ishin drejtuesit e parë të baletit në themelimin e Teatrit të parë të Operës dhe Baletit në Shqipëri.

Ajola Xoxa: Historia e jashtëzakonshme e gjyshërve të mi!

Gjyshi ka patur pasion fotografinë, duke na lënë një pasuri ta pamatshme. Gjithashtu, ai ka mbajtur ditar deri në fund të jetës së tij.

Ajola Xoxa: Historia e jashtëzakonshme e gjyshërve të mi!

Që e vogël nisa ta lexoja dhe është ndër historitë e para të dashurisë që kam lexuar përmes fjalëve të vetë gjyshit, nga djalë në burrë. Është edhe më e bukura. Dashuria (edhe jeta) e tyre ka qenë si ato që ëndërrojmë të gjithë: e vërtetë, e pafund, e pamposhtme, pa hije.

Ajola Xoxa: Historia e jashtëzakonshme e gjyshërve të mi!

Sot, gjyshja mbush 88 vjeç dhe në 6 javët e fundit ka hyrë e ka dalë nga spitali 3 herë. Një pjesë të saj e kemi humbur përgjithmonë. Javët e fundit kanë qenë shumë të rënda për familjen tonë. Unë jam rritur nga dy prindërit e mi dhe kjo gjyshe, e pas humbjes së babit 3 vite më parë, sëmundja e gjyshes më ka copëtuar shpirtin, por në të gjithë këtë trishtim vazhdoj mendoj se një jetë si jeta e saj është fati më i madh që dikush mund të ketë.

Ajola Xoxa: Historia e jashtëzakonshme e gjyshërve të mi!

88 vite të mbushura me dashuri, shumë dashuri, me qetësi, mirësi, besim dhe vërtetësi, duke kërkuar të mirën e të bukurën në çdo gjë. Të gjithë studentët dhe miqtë e saj e kujtojnë si shpirti më i pastër që kanë njohur, si një njeri i dedikuar ndaj familjes dhe punës pa u ankuar.

Ajola Xoxa: Historia e jashtëzakonshme e gjyshërve të mi!

Pavarësisht lotëve që më shkojnë çdo ditë në javët e fundit, jam e lumtur që gjyshja ka patur një jetë pafund të bukur e njëkohësisht të jashtëzakonshme. Uroj të ketë ende vite për të qëndruar me ne, por edhe në qofshin vetëm ditë, do të jenë ato të dikujt që ka bërë veçse mirë në jetë e që ka ndriçuar zemrën e kujtdo e ka patur pranë”, shkruan Xoxa në instagram./L.F-dritare.net