Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Agjenti 007/ Sean Connery feston sot 90-vjetorin!

Agjenti 007/ Sean Connery feston sot 90-vjetorin!

Aktori i famshëm, Sean Connery, sot feston 90 vjetorin e tij. Connery ka lindur në Endiburgh, Skoci, në vitin 1930. Ai njihet për rolet e tij të shumta në kinematografi, por gjithashtu ai ishte edhe producent.

Roli që e portretizon Connery-n është ai i James Bond-it në Filmin Agjenti 007.

Agjenti 007/ Sean Connery feston sot 90-vjetorin!

Conneery është një legjendë e Hollywood-it, i cili me sharmin e tij elegant dhe figurën e tij dinjitoze arriti që James Bond ta kthente në një “mit” në parajsën e kinematografisë.

Agjenti 007/ Sean Connery feston sot 90-vjetorin!

Jashtë rolit të James Bond, Sean është shfaqur në një larmi filmash. Ai është i njohur për interpretimin e Jimmy Malone në The Untouchables (1987), për të cilin fitoi një Oscar për Aktorin më të Mirë Mbështetës

Në jetën e përditshme, ai kishte një pasion të madh për golfin dhe veshjet e tij tradicionale skoceze. Skocia ishte atdheu i tij, nga i cili shërbeu si një frymëzim i veçantë që të bëhej njeri i famshëm.

Agjenti 007/ Sean Connery feston sot 90-vjetorin!

Jo vetëm në rolin e James Bond, por në çdo film që ai merrte pjesë, pritej me entuziazëm të madh nga spektatorët.

Agjenti 007/ Sean Connery feston sot 90-vjetorin!

Sharmi dhe stili i tij sa vjen e bëhet më i adhurueshëm, ndërsa në mendjen e gjithkujt do të gdhendet si agjenti sekret anglez./R.P/dritare.net