Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

A ka shqiptarë nën rrënoja? Flet ambasadori shqiptar në Turqi! 

A ka shqiptarë nën rrënoja? Flet ambasadori shqiptar në
Ambasadori shqiptar në Turqi Kastriot Robo ka treguar se si është situata pas tërmeteve të fuqishme që ranë një ditë më parë. Ai u shpreh se moti i keq po ua vështirëson punën ekipeve të kërkim-shpëtimit. Ambasadori tha se nuk ka raportime për shqiptarë që kanë humbur jetën apo që janë nën rrënoja.


“Vendi është në gatishmëri maksimale. Ajo që bie në sy është organizimi perfekt i autoriteteve turke për përballimin e situatës. Ekipet e emergjencës organizojnë në mënyrë perfekte operacionet e shpëtimit. Moti i keq ama, e vështirëson shumë punën.
Ka grupe më vete për shpëtimin, për kërkimin, për ushqimin dhe kujdesin e banorëve, kafshëve. Grupe të posaçëm për transportin. Një organizim i jashtëzakonshëm. Fatmirësisht deri më tani nuk na rezulton të ketë shqiptar të vdekur apo nën rinoja. Në linjat që kemi për qytetarët shqiptarë kemi ndihmuar disa shqiptarë që kanë kërkuar ndihmë nga ne. I kemi orientuar.
Ka një tendencë të largimit të njerëzve nga ato zona në drejtim të zonave të tjera dhe tek familjarët e tyre. Njerëzit po çohen drejt Bodrumit, dhe në breg ku janë instaluar anije të mëdha.”- tha ambasadori për Shqipëria Live./K.C/dritare.net