
"A do të vdes?"/ Flet nusja e videos së shpërthimit në Bejrut, që u bë virale në rrjet!
Dritare.net
Israa Seblani, një mjeke që punon në Shtetet e Bashkuara, kishte mbërritur në Bejrut tre javë më parë për t'u përgatitur për dasmën e saj. Veshur me fustan nusërie, 29-vjeçarja libaneze Israa qëndron e buzëqeshur dhe duke pozuar për videon e saj të dasmës. Gjithë ajo pamje e bukur u shkatërrua nga vala e shpërthimit që përpiu një pjesë të kryeqytetit të Libanit.
Një ditë më vonë, Israa dhe burri i saj Ahmad Subeih, një biznesmen në Bejrut, po luftonin për të përpunuar atë që ndodhi.
"Unë kisha dy javë që po përgatitesha për ditën më të rëndësishme të jetës sime dhe isha aq e lumtur si të gjitha vajzat e tjera, e mendoja: "Po martohem. Prindërit e mi do të lumturohen duke më parë me fustan të bardhë, unë do të dukem si një princeshë.", i tha ajo Reuters, informon dritare.net
View this post on InstagramE tmerrshme???? Nusja duke pozuar kur godet vala e shpërthimit në Bejrut
"Atë që ndodhi gjatë shpërthimit, nuk ka asnjë fjalë për ta shpjeguar. Unë u trondita, po pyesja veten se çfarë ndodhi, a do të vdes? Si do të vdes?. Ne filluam të shëtisnim përreth dhe ishte jashtëzakonisht e trishtueshme, nuk ka fjalë për të përshkruar shkatërrimin dhe tingullin e shpërthimit. Ne jemi akoma në shok, kurrë nuk kam dëgjuar asgjë të ngjashme me tingullin e këtij shpërthimi. Ndihem shumë e trishtuar për atë që ndodhi me njerëzit e tjerë, për atë që ndodhi me Libanin. Kur u zgjova dhe pashë dëmin që pësoi Bejruti, e vetmja gjë që thashë ishte: "Faleminderit Zotit që jemi akoma gjallë!".”, përfundoi ajo./K.C/dritare.net

















