A do të mbyllemi në 18:00? Ja çfarë thotë Brataj në Shqip Show!
E Hënë 1 Mars 2021, 21:09
Dritare.net
Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj i ftuar në Shqip Show nga Rudina Xhunga në Dritare Tv tha se momentalisht nuk po diskutohet për një mbyllje në orën 18:00 nga Komiteti Teknik i Ekspertëve.
“Për çfarë të mbyllemi? Në këtë moment nuk do të ketë mbyllje në 18:00. Po monitorohet situate. Ka ndikuar edhe mbyllja në 20: në uljen e numrave. Dhe unë këto ditë kam parë më shumë kontrolle nga ana e policisë. Për mbylljen e shkollave nuk po diskutohet aktualisht. Por masat po analizohen në çdo moment”, u shpreh Brataj në Shqip Show./L.F-dritare.net