Infektimet më të larta nuk janë në Tiranë. Brataj tregon qytetin më të prekur në vend!
E Hënë 1 Mars 2021, 21:09
Dritare.net
Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj i ftuar në Shqip Show nga Rudina Xhunga në Dritare Tv, tha se Gjirokastra ka incidencën më të lartë të infektimeve.
“Në vend të parë është Gjirokastra me incidencën më të lartë, ndjekur nga Tirana, pastaj Lezha, Vlora, Berate, Fieri. Mosha mesatare e të prekurve është 49.7. Ka një rritje të infektimeve në disa bashki si në Mat, Pogradec, Puka, Roskovec, Malësi e Madhe, Dibra, Rrogozhinë, Has, Durrës, Fier, Korçë, Lezhë. Nuk ka rritje në Cërrik dhe Ura Vajgurore. Elbasan, Kolonjë, Belsh, Tiranë, Përrenjas, Himarë, Divjakë, Vlorë, Tepelenë, Shijak, Kurbin, ka ulje të lehtë”, u shpreh Brataj në Shqip Show./L.F-dritare.net