
705 raste të reja me koronavirus/ Ja bashkitë me më shumë të infektuar!
Dritare.net
Në 24 orët e fundit është shënuar sërish një numër i lartë infektimesh në vendin tonë. Ministria e Shëndetësisë, njofton se kanë dalë me koronavirus edhe 705 persona. Në 24 orët e fundit janë shëruar 528 pacientë, duke e çuar numrin e të shëruarve 19.912 që nga fillimi i epidemisë.
Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:
386 raste në Tiranë, 43 raste në Gjirokastër, 28 raste në Korçë, 27 raste në Vlorë,
24 raste në Fier, 23 raste në Krujë, 21 raste në Shkodër, 20 raste në Berat,
18 raste në Librazhd, 16 raste në Elbasan, 14 raste në Lushnje,
10 raste në Kuçovë, 8 raste në Kavajë, 7 raste në Kolonjë, 6 raste në Durrës,
5 raste në Devoll, Mirditë, Mat, Përmet, Tepelenë, Peqin, Malësi e Madhe, 4 raste në Mallakastër,
3 raste në Lezhë, Has, Delvinë, Gramsh, 2 raste në Dibër, 1 rast në Pogradec.
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 10051
Durrës 1343
Elbasan 822
Fier 1457
Korçë 1011
Vlorë 926
Shkodër 843
Lezhë 719
Berat 621
Kukës 400
Dibër 216
Gjirokastër 559./K.C/dritare.net

















