Numri i viktimave nga Covid-19 nuk njeh ulje/ Humbasin jetën edhe 17 pacientë
E Mërkurë 2 Dhjetor 2020, 16:04
Dritare.net
Numri i viktimave nga Covid-19 është rritur shumë ditët e fundit në vend. Prej një jave nuk kemi parë ulje të vdekjeve nga virusi i tmerrshëm. Edhe sot vendi ynë shënoi një tjetër bilanc të rëndë. Në 24 orë humbën jetën nga koronavirusi 17 persona.
Me gjithë përpjekjet e mjekëve, ndërruan jetën 17 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID: 5 qytetarë nga Durrës, 4 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Vlora, 1 qytetar nga Saranda, 1 qytetar nga Gjirokastra, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Kavaja, 1 qytetar nga Lezha, 1 qytetar nga Cërriku.
Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 484 pacientë, 38 në terapi intensive, 13 pacientë janë të intubuar./K.C/dritare.net