
5 momentet kyçe të karrierës së Larry King, nga 50 mijë intervista!
Dritare.net
Larry King drejtoi "Larry King Live" në CNN për 25 vjet, duke intervistuar kandidatët presidencialë, njerëz të famshëm, atletë, yje filmi dhe njerëz të zakonshëm. Ai ndërroi jetë sot, si pasojë e koronavìrusit. Për punë e tij si intervistues, mund të flasësh gjerë e gjatë. Por këto janë 5 pikat kyçe përgjatë karrierës së tij.
Debati i vitit 1993, midis zëvendëspresidentit amerikan të atëhershëm Al Gore dhe miliarderit të Teksasit Ross Perot mbi Marrëveshjen e Tregtisë së Lirë të Amerikës së Veriut. Asokohe theu çdo rekord shikueshmërie, duke arritur më shumë se 16.3 milion shikues.
Në 1995 ai intervistoi në të njëjtën kohë liderin palestinez Yasser Arafat, kryeministrin izraelit Yitzhak Rabin dhe mbretin Husein të Jordanisë. Pas sulmevé të 11 shtatorit 2001 në Nju Jork dhe Uashington, ai intervistoi më shumë se 700 njerëz, përfshirë të mbijétuarit dhe më shumë se 35 udhëheqës dhe personalitete të botës.
Ai fitoi çmime për intervistat e tij në búrg, duke përfshirë vrásës të dënúar, nënë dhe bir Sante dhe Kenneth Kimes; Karla Faye Tucker, gruaja e parë që u ékzekutua në Teksas; dhe boksieri Mike Tyson.
Këngëtari legjendar Frank Sinatra, i cili rrallë intervistohej, dha intervistën e tij të fundit me Larry King në 1988. King më vonë tha se kjo, dhe intervista me aktorin Marlon Brando, i cili gjithashtu nuk pranonte intervista, ishin ndër pikat kryesore në karrierën e tij të gjatë./L.F-dritare.net

















