Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

12 kilogramë dhe një vit për ta qepur! Veshja shqiptare që mahniti botën!

12 kilogramë dhe një vit për ta qepur! Veshja shqiptare që

Ndër thesaret më të çmuara të trashëgimisë kulturore shqiptare është xhubleta, jo vetëm një veshje por një historia dhe identiteti ynë kombëtar.

12 kilogramë dhe një vit për ta qepur! Veshja shqiptare që

Xhubleta ka një formë unike, me strukturë kambane, e ndërtuar nga rripa leshi të endur dhe të qëndisur me një kujdes të jashtëzakonshëm. Ajo përbëhet nga mbi 13-17 rripa të ngurtësuar, të cilët i japin formën karakteristike. Çdo element i saj ka kuptim: ngjyrat, motivet gjeometrike, simbolet e lashta, të gjitha flasin për ciklet e jetës, natyrën, dhe rolin e gruas në shoqëri. Me prejardhje që daton që nga koha ilire, xhubleta është dëshmi e gjallë e vazhdimësisë kulturore ndër shekuj.

12 kilogramë dhe një vit për ta qepur! Veshja shqiptare që

Në zonat si Malësia e Madhe, Dukagjini, Tropoja apo Thethi, xhubleta ka qenë simbol i dinjitetit femëror, e vishej në raste të veçanta si dasma apo festa të mëdha. Ajo nuk ishte vetëm veshje, por status, trashëgimi dhe identitet.

12 kilogramë dhe një vit për ta qepur! Veshja shqiptare që

Sot, në një kohë globalizimi, xhubleta dhe veshjet tradicionale të veriut janë bërë jo vetëm objekt krenarie, por edhe simbole të gjalla të trashëgimisë sonë, duke u promovuar në ekspozita ndërkombëtare, festivale folklorike dhe madje duke hyrë edhe në listën e UNESCO-s si trashëgimi kulturore e mbrojtur.

12 kilogramë dhe një vit për ta qepur! Veshja shqiptare që

Krahas xhubletës, veshjet tradicionale të veriut janë po aq të pasura e domethënëse. Një tregim i jashtëzakonshëm nga gazetari Robert Hackman në Dritare TV.