Na ndiqni edhe në

Mujor

Horoskopi i Virgjëreshës për muajin tetor 2024 nga Christine Haas

Horoskopi i Virgjëreshës për muajin tetor 2024 nga Christine Haas

Deri në datën 10 gjërat do jenë të vështira për ju, por pas ndikimit te Diellit dhe Marsit në datën 16 do jeni më të vendosur dhe më të gatshëm për të kaluar çdo sfidë. Nuk ka për t'ju munguar energjia javët e fundit. Nëse jeni në një lidhje dhe gjërat me partnerin nuk po ecin si i kishit menduar, ka rrezik që këtë muaj të vini në pikëpyetje vazhdimësinë. Para se të hidhni çdo hap diskutoni njëherë qetësisht dhe merrni këshilla nga të afërmit. Nëse jeni beqarë, do ju pëlqejë dikush në pamje të parë, por për shkak të një stili tjetër të jetuari, do hezitoni të hidhni hapa. Shëndeti shumicën e kohës do jetë delikat. Nuk do keni probleme serioze, por shqetësimet e vogla nuk do mungojnë. Në punë do të jeni përherë në aksion dhe ambicia nuk do ju mungojë. Bëni vetëm kujdes me ndonjë provokim që mund t'iu bëjnë shefat. Sektori financiar do kërkojë më shumë vëmendje. Mos shpenzoni me sy mbyllur sepse do keni probleme serioze. /dritare.net