Na ndiqni edhe në

Mujor

Horoskopi i Virgjëreshës për muajin shtator 2024 nga Christine Haas

Horoskopi i Virgjëreshës për muajin shtator 2024 nga Christine

Ky do jetë një muaj i paqëndrueshëm për të gjithë. Nëse jeni në një lidhje do keni komunikim të hapur, por kjo herë do ndikojë për mirë e herë për keq. Do jetë edhe momente pasionante kur do i shprehin ndjenjat, por edhe momente kur do debatoni dhe do këmbëngulni se keni të drejtë. Ju beqarët do e keni shumë të vështirë të joshni sidomos 10 ditët e para të muajit. Do i vini re pafund defektet e të tjerëve dhe nuk do bindeni. Fatmirësisht javët e fundit do ndryshoni mendim dhe sjellje. Gjendja shëndetësore do lërë për të dëshiruar. Nuk do jeni aq energjike sa më parë dhe stresi mund të japë edhe probleme të tjera. Në punë do keni përballje të forta me kolegët dhe shefat, por nuk do tërhiqeni. Në planin financiar do jetë një sfidë shumë e madhe rregullimi i financave. Do mundoheni, por nuk është plotësisht e sigurt nëse do ja dalin. /dritare.net