
Horoskopi i Virgjëreshës për muajin qershor 2024 nga Christine Haas
E Premte 31 Maj 2024, 15:03
Dritare.net

Plutoni dhe Saturni do e bëjnë shpesh të zymtë këtë muaj. Pas javës së parë do reflektoni pak më shumë, por sërish do futeni në probleme. Marrëdhënia juaj me partnerin do jetë goxha konfliktuale. Do ndiheni herë pas here keq, por nuk do e frenoni veten e nuk do hapni rrugë. Ju beqarët do jeni luftarakë dhe do arrini ta bëni për vete personin që aq shumë e keni pëlqyer. Gjendja shëndetësore do jetë delikate sidomos dy javët e para. Do keni shqetësime nga shumë pjesë të trupit. Në planin financiar duhet të tentoni ta stabilizoni situatën edhe sikur të mos arrini rezultatet e pritura. Në pune nuk do i rezistoni dot tundimit dhe do bëni të pamundurën për ta fituar një pozicion. Deri në datën 15 do lodheni jashtë mase. /dritare.net

















