Na ndiqni edhe në

Mujor

Horoskopi i Virgjëreshës për muajin prill 2024 nga Christine Haas

Horoskopi i Virgjëreshës për muajin prill 2024 nga Christine Haas

Ky nuk do jetë as muaj shumë pozitiv dhe as shumë negativ. Për shumë gjëra do bini në kompromis me ata që ju rrethojnë dhe nuk do keni mosmarrëveshje. Nëse keni një lidhje, jeta juaj sentimentale do jetë disi e ndërlikuar gjate javës së parë dhe në disa momente mund të ndiheni edhe keq. Mundohuni sa më shumë të kaloni kohë me atë që keni në krah dhe të mos e lini asnjë moment pas dore. Ju beqarët nuk duhet të nxitoheni sepse mund të hidhni hapa të gabuara të cilat do ju dëmtojnë të ardhmen. Për shëndet më të mirë duhet ta dëgjoni pak më tepër trupin tuaj dhe nuk duhet ta teproni kurrsesi me lodhjen. Financat do jenë më interesante javët e para, ndërkohë që pas datës 17 gjendja do vijë duke u përkeqësuar. Merrni masa sa më parë. Në punë do iu jepen mundësi të shkëlqyera për të arritur majat në gjithçka. Priten vetëm gjëra pozitive. /dritare.net