Na ndiqni edhe në

Mujor

Horoskopi i Virgjëreshës për muajin korrik 2024 nga Christine Haas

Horoskopi i Virgjëreshës për muajin korrik 2024 nga Christine

Pritet një muaj pozitiv dhe me gjëra të mira. Ju që jeni në një lidhje do i kushtoni më shumë kohë partnerit tuaj këtë muaj dhe do ndani me të çdo ide apo mendim. Mos dëgjoni aspak çfarë do ju thonë disa miq sepse ju kanë zili dhe duan t'ia prishin harmoninë. Ju beqarët do realizoni disa takime fantastike të cilat do iu bëjnë të ëndërroni gjithë kohës. Nuk do mbeteni vetëm për shumë kohë. Shëndeti do jetë goxha delikat. Stresi do ju shkaktojë ankth dhe probleme me zemrën. Në planin financiar do i kryeni të gjitha shpenzimet e domosdoshme dhe do filloni të hiqni edhe para mënjanë për të pasur një të ardhme të qëndrueshme. Në punë do jeni profesionistë të vërtetë dhe nuk do bëni as gabimin më të vogël. Më të suksesshme do jenë 10 ditët e fundit të muajit kur mund të përfundoni edhe një projekt goxha fitimprurës. /dritare.net