Horoskopi i Virgjëreshës për muajin janar 2025 nga Christine Haas
Dritare.net
Gjatë këtij muaji mund të keni edhe disa probleme të vogla, por do arrini t’i zgjidhni nëse bëni përpjekjet e duhura. Ju të dashuruarit mundet të keni përballje me partnerin. Ai do ju kërkojë llogari dhe kjo do iu bezdisë së tepërmi. Tregojini atij ato që nuk iu pëlqejnë, mos i mbani për vete. Nëse jeni beqarë, do keni shumë takime, por ka pak mundësi të gjeni atë që kërkoni. Mos u dëshpëroni nga kjo, bëhuni optimiste. Shëndeti do jetë më pak dinamik, por më i qetë. Kujdesuni pak edhe për dhëmbët dhe tensionin. Për sa ju përket financave gjërat do jenë normale. Do paguani faturat e muajit dhe përsëri do ju ngelen para. Në punë do jeni shumë të ngarkuar. Kolegët do mundohen t’iu kritikojnë, por mos e vrisni shumë mendjen. Tregohuni më diplomatë dhe do i bëni të tjerët t’iu dëgjojnë. /dritare.net