Na ndiqni edhe në

Mujor

Horoskopi i Ujorit për muajin tetor 2024 nga Christine Haas

Horoskopi i Ujorit për muajin tetor 2024 nga Christine Haas

Shumë të reja priten të ndodhin gjatë gjithë këtij muaji. Nëse jeni prej vitesh në një lidhje do mendoni të bëni disa ndryshime rrënjësore të cilat do iu emocionojnë pa masë. Nëse partneri ju propozon ndonjë çmenduri të vogël, mos u mendoni dy herë, por pranoni. Ndjenjat shprehini me çfarëdo lloj mënyre. Ju beqarët do njiheni me disa persona të cilët shumë shpejt mund t'iu bëhen më të afërt se kushdo. Gjendja shëndetësore do vijë dalëngadalë duke u përmirësuar falë masave që do merrni. Do kujdeseni edhe më tepër për ushqimin. Në punë mos kërkoni të impononi mendimet tuaja dhe merrini gjërat me sa më shumë qetësi. Vetëm në këtë mënyrë do ja dilni të arrini atje ku keni planifikuar. Në planin financiar gjërat nuk do jenë shumë të lehta, megjithatë me përpjekje dhe sakrifica do ja dilni. /dritare.net