Horoskopi i Ujorit për muajin shtator 2024 nga Christine Haas
Dritare.net
Ky muaj do jetë herë pas here i trazuar. Ju që jeni në një lidhje do keni edhe debate me njerëzit qe ju rrethojnë. Mirë është t'i mendoni me kujdes gjërat që do thoni sepse përndryshe lidhja mund të marrë tatëpjetën. Nëse jeni beqarë do njiheni me persona të shumtë, por nuk do arrini dot të filloni një lidhje ashtu si e kishit ëndërruar. Shëndeti do jetë problematik dy javët e para për shkak të mungesës së gjumit dhe lodhjes në punë. Kujdesuni pak më tepër për veten tuaj. Në punë fillimi i muajit do jetë goxha pozitiv, ndërkohë që javën e tretë ka rrezik që situata t'iu dalë jashtë kontrollit. Bëni mirë të mos ju besoni shumë kolegeve që keni pranë sepse do zhgënjeheni. Gjendja e financave do jetë disi më e qëndrueshme, çka mund t'iu lejojë edhe ndonjë shpenzim më tepër se zakonisht. /dritare.net