
Horoskopi i Ujorit për muajin shkurt 2025 nga Christine Haas
Dritare.net
Këtë muaj do përkujdeseni tej mase për njerëzit e dashur dhe mund të lini pas dore edhe disa çështje personale. Nëse jeni në një lidhje do ju duhet patjetër të merrni disa vendime të rëndësishme sepse po i shtytë gjërat për më vonë situata mundet edhe të ndërlikohet. Do kaloni periudha të këndshme, por edhe ditë gri e të mbushura me debate. Mundohuni të jeni sa më shumë tolerantë. Ju beqarët duhet t'i pranoni ftesat apo propozimet që do ju bëhen sepse përveçse do jenë interesante, kanë për t'ua bërë jetën edhe më të bukur. Shëndeti nuk do jetë i keq. Në pjesën më të madhe të kohës do jeni energjike, por nga mesi i muajit mund të kaloni disa ditë delikate. Mos u alarmoni, por thjesht merrni masat e duhura. Financat do përmirësohen jashtëzakonisht, ndërsa në punë do viheni përpara zgjedhjeve të vështira. /dritare.net

















