
Horoskopi i Ujorit për muajin qershor 2024 nga Christine Haas
Dritare.net

Sipas parashikimeve ky muaj do jetë i ndarë në disa pjesë. Javët e para mund të kenë vështirësi dhe do jenë të mbushura me mërzitje, ndërkohë që pas datës 16 gjërat do normalizohen. Nëse jeni në një lidhje, javën e parë do keni debate të forta, por me pas do i kuptoni gabimet dhe do bëni të pamundur për t'i zgjidhur. Do dashuroheni me më tepër pasion. Ju beqarët më në fund do e takoni këtë muaj princin tuaj të kaltër dhe çdo gjë do jetë shumë më ndryshe. Gjendja shëndetësore do lerë për të dëshiruar. Duke mos u ushqyer si duhet mund të keni probleme akoma më të mëdha. Financat do jenë të kënaqshme nëse dini si t'i menaxhoni. Do ju duhet fillimisht të bëni disa sakrifica, por do ja vlejë. Në punë duhet të jeni gjithë kohës vigjilente dhe të përfitoni nga çdo propozim që do ju bëhet. /dritare.net

















