Na ndiqni edhe në

Mujor

Horoskopi i Ujorit për muajin nëntor 2024 nga Christine Haas

Horoskopi i Ujorit për muajin nëntor 2024 nga Christine Haas

Ky muaj do jete shumë më i qetë se ai që kaluat. Do ndalni çdo lloj "luftimi" dhe do i përkushtoheni më tepër jetës familjare dhe asaj sentimentale. Nëse keni një lidhje do dini ta ndani kohën ndërmjet personave në krah dhe familjareve. Gjithçka do ecë si duhet. Ju beqarët do flirtoni gjatë gjithë kohës, por as vetë nuk do mendoni për gjëra serioze. Me shumë gjasë nuk do e ndryshoni dot statusin. Shëndeti do jetë më i mirë nga sa ka qenë më parë. Do keni energjinë që keni ëndërruar. Financat do jenë shumë të mira dhe nuk do e privoni veten nga asgjë. Mundohuni që mos jepni hua të mëdha. Në punë nuk do jeni luftarakë, përkundrazi do ja lini çdo gjë kohës. Për fat të mire yjet do jenë në anën tuaj dhe do ju çojnë në drejtimin e duhur. Do jeni të vlerësuar për durimin. /dritare.net