
Horoskopi i Ujorit për muajin mars 2025 nga Christine Haas
Dritare.net
Ky do jetë muaji i pajtimeve dhe i uljes së tensioneve. Do jeni më të hapur ndaj diskutimeve të qeta. Nëse jeni në një lidhje çdo gjë do përmirësohet pas javës së parë. Do filloni t'i shihni gjërat me një sy tjetër tashmë dhe do doni ta ndryshoni sa më parë rutinën. Ju beqarët do bëni mirë të jeni më përzgjedhës dhe jo të pranoni ftesën e parë që do ju bëhet. Duke parë shumë do bëni zgjedhjen më të mirë. Gjendja shëndetësore nuk do jetë e mirë, por e shkëlqyer. Do keni gjithë energjinë dhe dinamizmin e duhur. Nuk pritet të prekeni as nga virozat e stinës. Në planin financiar do ju duhet me të vërtetë goxha mund dhe sakrifica për ta stabilizuar sa më parë situatën. Mirë është që këto çështje të mos ua besoni miqve. Në punë duhet t'i mendoni gjërat me kujdes para se të veproni dhe të mos rrezikoni së tepërmi. /dritare.net

















