
Horoskopi i Ujorit për muajin mars 2024 nga Christine Haas
Dritare.net

Nëse e bëni çdo gjë me dëshirën e mirë këtë muaj, gjithçka do ju ecë si doni. Mos u nxitoni për asgjë sepse mund të pengoheni dhe të dëmtoni veten. Ju të dashuruarit do ja kaloni mirë pranë personave të zemrës dhe do filloni të programoni ndonjë aventurë. Java më e veçantë do jetë e treta. Ju beqarët do jeni të kënaqur nga jeta që bëni dhe nuk do e kërkoni me ngulm një lidhje. Në fakt do merrni propozime të shumta, të cilat do jenë në dorën e tyre nëse do i pranojnë apo jo. Shëndeti do jetë i shkëlqyer. Do keni një energji të madhe që as vete nuk e dini nga ju buron. Financat herë pas here do kenë disa tronditje dhe nuk do dini çfarë të bëni. Specialistet mund t'iu japin këshillat më të mira. Në punë harrojeni të shkuarën dhe mendoni vetëm për të ardhmen. Provoni edhe sfida të reja sepse mund t’ia dilni. /dritare.net

















