
Horoskopi i Ujorit për muajin maj 2024 nga Christine Haas
Dritare.net

Mos dilni nga realiteti gjatë këtij muaji sepse keni për të pasur pasoja të rënda. Për ju që keni një lidhje situata do jetë e ndërlikuar. Jo vetëm që do ndodhin debate, por do mungojë edhe pasioni. Duhet të bëni te pamundurën që ta ndryshoni situatën sa më parë nëse nuk doni të vijë fundi. Ju beqarët nuk duhet vetëm te shprehin dëshirat, por duhet edhe te veprojnë. Shëndeti do jetë më delikati këtë muaj dhe duhet të kujdeseni shumëfish që të mos bëheni akoma më keq. Kujdesuni edhe për ushqimin. Buxheti nuk do jetë i keq, por gjithsesi mos kryeni investime shumë të mëdha. Pas datës 13 situata do fillojë të normalizohet. Në punë pranoni të bashkëpunoni me kolegët që t'ia dilni mbanë. Vetëm nuk do arrini atje ku keni dëshiruar dhe do humbni kohë kot. /dritare.net

















