
Horoskopi i Ujorit për muajin korrik 2024 nga Christine Haas
Dritare.net

Ky do jetë një muaj mjaft harmonik dhe i mbushur edhe me surpriza. Nëse jeni në një lidhje duhet ta shfrytëzoni në maksimum çdo moment pranë partnerin dhe mund të bëni edhe ndonjë çmenduri të vogël. Nëse do ndiheni mirë mund t'ia lejoni çdo gjë vetes kështu që mos mendoni çfarë do thonë të tjerët. Ju beqarët duhet të përfitoni nga sezoni veror dhe nga plazhi për të joshur sa më tepër. Shumë shpejt keni për ta ndryshuar statusin. Gjendja shëndetësore nuk do jetë e keqe, por as ashtu si e keni dëshiruar. Dhimbjet e kokës dhe të shpinës nuk do mungojnë. Financat do jenë herë të mira dhe herë delikate. Mundohuni të mos shpenzoni me tepricë sepse do keni probleme serioze. Në pune bëni atë që do ju duket më e arsyeshmja dhe do e shihni që do vlerësoheni. Edhe të papunët do jenë me fat. /dritare.net

















