Na ndiqni edhe në

Mujor

Horoskopi i Ujorit për muajin dhjetor 2024 nga Christine Haas

Horoskopi i Ujorit për muajin dhjetor 2024 nga Christine Haas

Gjatë këtij muaji do mbizotërojë dialogu dhe mirëkuptimi në jetën tuaj. Edhe nëse jeni në një lidhje dhe keni pasur mosmarrëveshje të mëdha më në fund do pajtoheni dhe do ndiheni të qetë. Ju beqarët do jeni gjithë kohës të rrethuar nga miqtë e ngushtë dhe nuk do e keni mendjen për të kërkuar dashurinë. Gjithsesi nga java e tretë ka gjasa të ndodhe diçka e mrekullueshme. Shëndeti nuk do jetë aspak në gjendje të mire. Do e ndieni shumë ndryshimin e temperaturave dhe mund të ftoheni. Financat do jenë të qëndrueshme për aq kohë sa ju të shpenzoni me kujdes. Mos luani me zjarrin sepse mund të digjeni keq. Në punë duhet të bëni plane dhe të ecni në bazë të tyre në mënyrë që të arrini sa më lart. Po ecët kuturu mund të përballeni edhe me disa probleme. Situata në disa raste do ju ndërlikohet së tepërmi. /dritare.net