Na ndiqni edhe në

Mujor

Horoskopi i Shigjetarit për muajin tetor 2024 nga Christine Haas

Horoskopi i Shigjetarit për muajin tetor 2024 nga Christine Haas

Gjatë gjithë këtij muaji do jeni akrobatë të vërtetë dhe do dini si të dilni edhe nga situatat e vështira. Jupiteri do ua bëjë më të vështira marrjet e vendimeve, por nuk duhet të dorëzoheni asnjë çast. Nëse keni një lidhje mund të kaloni një muaj delikat, por ama fjalët dhe gjestet e ëmbla do ju ndihmojnë goxha. Meditimin inkurajojeni sa më shumë. Ju beqarët do keni takime shumë vendimtarë që do ju ndryshojnë gjithë të ardhmen. Shëndeti do jetë herë më i mirë e herë më delikat, por probleme shumë serioze nuk do ketë. Në punë duhet të bëni kujdes nga një person që do ju afrohet vetëm sa për t'iu prishur planet. Tregohuni vigjilentë edhe më angazhimet e reja sidomos pas datës 20. Me shpenzimet duhet të jeni pafundësisht stiktë sepse vetëm ashtu nuk do lejoni krijimin e problemeve. Mos u joshni as nga ofertat që do ju bëhen. /dritare.net