Horoskopi i Shigjetarit për muajin shtator 2024 nga Christine Haas
Dritare.net
Gjatë këtij muaji Mërkuri dhe Jupiteri do ju mbajnë larg problemeve serioze. Qielli juaj do jetë më i hapur sidomos pas javës së dytë. Nëse jeni në një lidhje ditët e para mund të ndodhin disa kontradikta për shkak të shpenzimeve të mëdha që keni kryer. Thirrini mendjes dhe bëni kujdes edhe me fjalët që do i thoni partnerit. Pas datës 14 situata do fillojë të ngrohet goxha. Nëse jeni beqarë joshni pa dorashka sepse vetëm përfitime keni për të pasur. Shqetësime të mëdha fizike nuk keni për të pasur, megjithatë po treguat kujdes për shëndetin do jetë akoma më mirë. Në punë mund t'iu anulohet një projekt ose mund të mos mbahet fjala që iu është dhënë. Sido që të jetë mos u dorëzoni sepse pas datës 10 planetët do nxitin kontaktet e reja. Në planin financiar për fat të mirë situata do fillojë të përmirësohet pas javës së parë. Do ndiheni më të qetë për këtë gjë. /dritare.net