
Horoskopi i Shigjetarit për muajin mars 2025 nga Christine Haas
Dritare.net
Ky do jetë një muaj pozitiv dhe i mbushur me momente të bukura. Mundohuni ta shfrytëzoni sa te mundni pranë personave të dashur. Nëse keni një lidhje do jeni më të përgjegjshëm dhe nuk do thoni gjëra të pamenduara. Ekuilibri do mbizotërojë gjithë kohës. Ju beqarët do keni më tepër fat ta gjeni princin e kaltër gjatë dy javëve të para, më pas rastet do jenë më të pakta. Shëndeti nuk do jetë i keq nëse nuk mbani dieta strikte dhe nëse kujdeseni si duhet. Për të ruajtur financat të qëndrueshme do iu lejohet të merrni edhe para hua ose të pranoni ndihmat e pakushtëzuara të familjareve. Në pune do jeni më të qartë në mendime dhe nuk do hidhni hapa të nxituara. Në çdo debat me shefat do keni argumente të forta dhe do i bindni ata në çdo moment. /dritare.net

















