Na ndiqni edhe në

Mujor

Horoskopi i Shigjetarit për muajin mars 2024 nga Christine Haas

Horoskopi i Shigjetarit për muajin mars 2024 nga Christine Haas

Mundohuni t'iu qëndroni larg gënjeshtrave gjatë këtij muaji sepse ato gjithmonë e bëjnë jetën më të ndërlikuar. Nëse keni një lidhje, mos e vini atë asnjë moment në rrezik dhe kaloni më tepër kohë me partnerin. Kjo është e vetmja mënyrë që gjithçka të ecë si duhet. Ju beqarët do keni disa takime, por njëri do jetë më i veçantë dhe do iu bëjë të përjetoni emocione të shumta. Gjendja shëndetësore do varet mjaft nga gjendja psikologjike. Nëse ajo do jetë e renduar, mund të keni edhe probleme të tjera. Yoga mund t'iu ndihmojë të jeni më të qetë. Gjendja e financave do jetë e trazuar sidomos dy javët e para, më pas do i kuptoni gabimet dhe do merrni masa për t'i ndrequr sa më pare. Në punë bëni aq sa mundeni dhe mos gënjeni për asnjë çast. As vetë nuk do ndiheni mirë dhe as shefat nuk do ju vlerësojnë. /dritare.net