Na ndiqni edhe në

Mujor

Horoskopi i Shigjetarit për muajin maj 2024 nga Christine Haas

Horoskopi i Shigjetarit për muajin maj 2024 nga Christine Haas

Gjatë fillimit të muajit duhet të përgatiteni për probleme dhe do ju nevojitet mbështetja e një të afërmi që kohët e fundit e keni lënë pas dore. Për ju të dashuruarit do jetë muaj i vështirë dhe i mbushur me mosmarrëveshje të njëpasnjëshme. Në pjesën më të madhe të kohë do jeni me nerva dhe mosmarrëveshjet nuk do kenë të ndalur. Nëse jeni beqarë duhet të përfitoni nga të gjitha ftesat, por nga ana tjetër duhet të kërkoni mendimin e miqve para se të vendosni. Shëndeti do ketë goxha shqetësime. Mund të ndieni dhimbje koke, djegie sysh dhe dhimbje shpine. Në planin financiar herë pas herë do gjendeni përballë vështirësive dhe do ju duhet të kërkoni ndihmë sa më pare. Në punë do keni ndryshime të menjëhershme që javën e parë. Do ndiheni krenarë për veten. /dritare.net